spot_img
Tuesday, October 29, 2024
spot_img

Lufta e Kosovës nën objektivin e fotoreporterit serb

Fotoreporteri i njohur serb, Goran Tomasheviq, është kthyer sërish në Prishtinë pas 25 vitesh. Ai në “Reporting House” ka folur për përvojat e tij si fotograf dhe reporter në Kosovë gjatë viteve të 90-ta. Fotografi tregon se akoma i ka në mendje disa ngjarje të tmerrshme që ndodhën gjatë luftës në Kosovë.

Arti i tij kuptohet më së miri përmes fotografisë.

Goran Tomasheviq konsiderohet sot si njëri nga fotoreporteret më të mirë në botë i vlerësuar me disa çmime ndërkombëtare.

Ai ka kaluar për mbi 30 vjet në terren duke i mbuluar zonat e konflikteve anë e kënd globit.

Tomasheviq ka raportuar edhe për shpërbërjen e Jugosllavisë si dhe e ka mbuluar luftën e Kosovës deri në fund si fotoreporter i agjencisë së njohur Reuters.

Fotoreporteri tregon se nuk ishte aspak e lehtë ta mbulonte luftën në Kosovë për shkak se hasi edhe në paragjykime se ishte serb.

“Natyrisht se nuk ka qenë e lehtë të raportosh gjatë luftës në Kosovës për disa arsye. Ka pasur probleme nga më të ndryshmet. Qasja në informacion nuk ishte aspak e lehtë dhe në në atë kohë ne nuk e posedonim këtë teknologji që e kemi tani. Unë jam serb dhe po raportoja për një medie të huaj siç është Reutersi, andaj në disa raste jam ndodhur në mjedise goxha armiqësore nga të dyja palët, por disi ia dolëm ta bënim punën tonë. Unë nuk u largova as gjatë bombardimeve kur shumë qytetarë dhe gazetarë vendosën të largoheshin sepse doja të tregoja se çfarë po ndodhte në Kosovë”, thotë ai.

Ai tregon për një ngjarje të dhimbshme që thotë se akoma e ndjek atë edhe pas 25 vitesh.

“Për mua është një foto e një vajze në një spital pas bombardimeve. Shkova në vend dhe fotografova viktima, të plagosur dhe të vdekur. Më pas shkova në një spital në Pejë dhe pashë një vajzë të vogël dhe i bëra një fotografi dhe më pas derisa po më shikonte, filloi t’i rridhte gjak dhe kjo skenë më ndoqi mua për shumë vite. Isha shumë i trishtuar dhe pas kësaj nuk mund të shkoja në spital për një kohë të gjatë për të bërë foto”, thotë ai.

Goran Tomasheviq tani 55 vjeçar, thotë se fotografia vazhdon të jetë shumë e rëndësishme për t’i dokumentuar konfliktet nëpër botë.

“Fotografia vazhdon të jetë e rëndësishme si kurrë më parë sepse ajo nuk gënjen. Unë personalisht nuk iu besoj raportimeve pa pasur video apo foto në to për të dëshmuar për një ngjarje të caktuar” ,shprehet fotoreporteri nga Beogradi.

Gjatë bombardimeve tre mujore të NATO-s në Jugosllavi në vitin 1999, Tomasheviq ishte fotografi i vetëm që u lejua të qëndrojë në Kosovë, duke punuar për shtypin ndërkombëtar.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit