Mbrojtësi i krahut të majtë, Ferland Mendy ka arritur marrëveshje me Real Madridin për rinovimin e kontratës.
Një gjë të tillë, e ka konfirmuar edhe trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, i cili është shprehur tejet i lumtur që Mendy ka vendosur të mbetet pjesë e klubit spanjoll.
Ancelotti nuk i ka zbuluar detajet e marrëveshjes, por ka shtuar se gjithçka do të bëhet zyrtare brenda kësaj jave.
29-vjeçari ka kontratë me Real Madridin deri në vitin e ardhshëm, ndërsa sipas mediumeve në Spanjë, ai ka rinovuar me klubin mbretëror deri në verën e vitit 2027.
Mendy është pjesë e Real Madridit prej vitit 2019 kur iu bashkua nga Lyoni, ndërsa këtë sezon është njëri prej lojtarëve kryesor të trajnerit Ancelotti.
Deri më tani, francezi ka regjistruar 6 paraqitje për klubin madrilen në të gjitha garat.