Wednesday, October 16, 2024
spot_img

Xhaka kritikon mbrojtjen e Leverkusenit

Granit Xhaka nuk është aspak i kënaqur me repartin defensiv të Bayer Leverkusenit, pasi kampioni në fuqi i Gjermanisë ka pësuar 9 gola në katër xhirot e para të këtij sezoni.

Në xhiron e fundit, Leverkuseni shënoi fitore në shtëpi me rezultatin 4:3 ndaj Wolfsburgut dhe aktualisht është i dyti në tabelë me 9 pikë, tri më pak se Bayern Muncheni që është ekipi i vetëm në Bundesligë që i ka fituar të gjitha ndeshjet deri më tani.

Në një prononcim për mediumet gjermane, Xhaka ka thënë se është i shqetësuar me mbrojtjen, duke pasur parasysh se edhe në xhiron e dytë pranoi tre gola kur Leverkuseni pësoi 3:2 nga Leipzigu.

Aktualisht, Leverkuseni ka mbrojtjen e katërt më të dobët në kampionat, ku më shumë gola se ekipi i trajnerit Xabi Alonso kanë pësuar vetëm Kieli, Hoffenheimi dhe Augsburgu.

“Ne kemi cilësi për të shënuar 10 gola për ndeshje, por nuk mund të na ndodh që në secilën prej tyre të pranojmë nga tre gola. Pësuam gola të lehtë dhe kjo nuk është mirë, sidomos tani që kemi ndeshje derbi kundër Bayernit”, është shprehur Xhaka.

Xhaka ka shtuar se një mbrojtje e tillë nuk do të mjaftoj kundër Bayernit, ekip me të cilin do të përballet Leverkuseni të shtunën në kuadër të xhiros së pestë të Bundesligës.

31-vjeçari ka shënuar 1 gol dhe ka bërë 2 asistime këtë sezon në katër ndeshje të luajtura në kampionatin gjerman.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit