spot_img
Monday, October 28, 2024
spot_img

Vuçiq shkon shumë larg, krahason veten me Biden: Edhe unë mund të flas 20 minuta si ai!

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka habitur me qasjen e tij, kur ka thënë para gazetarëve se po pret të trajtohet i njëjtë sikurse Presidenti i SHBA, Joe Biden në OKB.

Sipas Vuçiç dhe ai duhet të lejohet të flasë 20 minuta para të pranishmëve për çështje të cilat asnjë i gjallë s’do ta ndalojë.

“Nëse Biden mund të flasë për 20 minuta, mundem edhe unë. S’kam problem me këtë, s’do të më ndalojnë dot, të gjithë jemi të barabartë.”, tha Vuçiç.

Vuçiç shprehu irritimin për thirrjen e ushtarëve serb në West Point dy ditë më parë mbi Kosovën. Ai iu referua faktit të ndodhur gjatë përshëndetjes me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ku ushtarët amerikan bërtisnin ”Kosova, Kosova, Kosova”.

“Jemi mësuar me këtë, do të durojmë. Do të kem takime me zyrtarët më të rëndësishëm amerikanë dhe do t’i pyes se si e interpretojnë ata shkeljen e rezolutës 1244″, përfundoi Vuçiç. 

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit