Një vetaksident me fatalitet i ndodhur pasditen e sotme në Rugovë të Pejës la të vdekur një person, teksa një tjetër u lëndua.
Personi që humbi jetën tragjikisht në këtë aksident ishte Dritëro Krasniqi, 41-vjeçar.
Lidhur me këtë, familja e të ndjerit është deklaruar lidhur me ceremoninë e varrimit.
Familjarët kanë njoftuar se ceremonia e varrimit do të bëhet nesër nga ora 17:00, ne varrezat e qytetit të Pejës.