spot_img
Monday, October 21, 2024
spot_img

Abdixhiku: Vuçiqi e do një Kosovë të dobët dhe të izoluar, Albin Kurti po ia dhuron këtë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e do një Kosovë të dobët ekonomikisht.

Një Kosovë të dobët dhe të izoluar sipas Abdixhikut, po e mundëson Albin Kurti dhe qeverisja e tij.

“Po e themi më së qartë, Vuçiqi është rreziku më i madh i Kosovës, është njeri i ligë dhe është njeri i rrezikshëm. Vuçiqi e don një gjë, një Kosovë të dobët ekonomikisht, të izoluar ndërkombëtarisht.

Vuçiqit një Kosovë të dobët ekonomikisht, të izoluar ndërkombëtarisht është duke ja dhuruar Albin Kurti”, ka thënë Abdixhiku.

Kreu i LDK-së ka përmendur se si Serbia në 70 ditët e fundit ka nënshkruar marrëveshje për avionë luftarak me Francën.

“Për 70 ditë, 13 miliardë dollarë avionët më të kërkuar ushtarak prej Francës, rezervat e litiumit me Gjermaninë, partneritet strategjik me ShBA-të për energjetik. Me ShBA-të energjetikë, me Gjermaninë minierat, me aeroplan luftarak prej Francës, çka kemi ne?

Ne kemi sanksione, kemi mungesë të njohjeve, mungesë të anëtarësimeve”, ka thënë i pari i LDK-së.

Sipas kreut të LDK-së, programi i kësaj partie “është ambicioz por i realizueshëm”

“Kemi ngecur në gjendjen e tanishme. Programi ‘Rruga e Re’ është ambicioz por i realizueshëm. Pra është program që merr parasysh kohën katër vjeçare”- tha ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit