spot_img
Monday, October 28, 2024
spot_img

Publikohen pamje nga takimi Zimmermann-Rugova ku u shpreh përkrahja amerikane për Kosovën

Diskursi politik i presidentit Ibrahim Rugova ka qenë i mbështetur në këshillat e amerikanëve. Në dekadën para çlirimit, Rugova zhvilloi takime të shumta me figura ndërkombëtare të rëndësishme të politikës së asaj kohe.

Në mesin e këtyre takimeve mbahet mend edhe ai me ambasadorin amerikan, Warren Zimmermann.

Në emisionin “FAKTE me Adnan MEROVCIN” u publikuan për herë të parë pamje nga ky takim i realizuar në Kosovë, me rastin e vizitës së ambasadorit më 9 shtator të vitit 1991, takim ky në të cilin ai në mënyrë më decidive para intelektualëve të Kosovë mes tjerash iu tha se e kanë përkrahjen e tyre për rrugën paqësore, e cila ishte rruga e vetme.

“Ju përkrahjen e keni për këtë rrugë. Çështja e projektit politik është diçka tjetër, por rruga të cilën ju e zgjedhni është vetëm kjo, dhe kjo duhet të përkrahet”.

Ndër tjera, ambasadori Zimmermann tha se situata në Kosovë ishte rasti më i madh i cënimit të të drejtave njerëzore në Evropë. Ai pati gjithashtu një emërtim për shqiptarët që kishin zgjedhur rrugë paqësore si zgjidhje të situates në të cilën ndodheshin atë kohë, të cilin mund ta dëgjoni në vijim:

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit