Sunday, October 13, 2024
spot_img

“Gjysma e mjekëve ngacmohen seksualisht nga pacientët”

Thuajse gjysma e mjekëve në mbarë botën janë ngacmuar seksualisht nga pacientët e tyre.

Më shumë se gjysma, 52.2% e mjekeve (femra) kanë përjetuar ngacmim seksual dhe 34.4% e mjekëve (meshkuj) janë përballur në të njëjtën situatë, zbuloi studimi i ri në rang global, i publikuar në “Internal Medicine Journal”

Mjekët vuajnë nga tipologji të ndryshme të ngacmimeve seksuale, duke përfshirë vëmendjen e padëshiruar seksuale, shaka me natyrë seksuale, ftesa nëpër takime, prekje në vende të papërshtatshme, letra dhe mesazhe me përmbajtje romantike dhe seksuale. Gjithashtu, ata kanë dëshmuar se janë përballur edhe me situata ku pacientët u tregojnë organet gjenitale, u tregojnë se janë të eksituar, si dhe kërkojnë ekzaminime dhe analiza të panevojshme.

Rezultatet u morën nga 22 punime të publikuara më parë mbi këtë tematikë, në pjesë të ndryshme të botës. Ato u analizuan nga Dr. Caroline Kamau-Mitchell në Birkbeck College, që është pjesë e Universitetit të Londrës.

Kamau-Mitchell u shpreh se shifrat e larta të ngacmimeve seksuale duhet të shtyjnë spitalet, klinikat dhe ofruesit e tjerë të kujdesit shëndetësor që të ndërmarrin masa dhe veprime më efikase për të mbrojtur mjekët karshi sulmeve dhe ngacmimeve të tilla.

Dr Hilary Williams, konsulente onkologe mjekësore dhe nënkryetare e RCP për Uellsin, tha:

“Spitalet gjatë natës mund të jenë të qetë dhe të errët me korridore të gjata dhe për fat të keq, ndërtesat mund të kenë siguri të kufizuar. Shumë shpesh, stafi natën detyrohet të parkojë larg, në qoshe të pandriçuara që nuk ofrojnë siguri.”

“Masat e duhura të sigurisë, si alarmet e panikut dhe kamerat, mund të ofrojnë mbrojtje jetike për mjekët, veçanërisht ata që punojnë vetëm ose në mjedise të izoluara. Por ne duhet të jemi të sigurt që masa të tilla nuk do të pengojnë privatësinë e pacientëve,” shtoi ajo. 

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit