spot_img
Tuesday, November 26, 2024
spot_img

Alarmon analisti: Kjo fjali e Vuçiqit në Lloznicë përmban kërcënim të hapur ndaj Kosovës – ja pse!

Analisti Rexhep Elezaj, ka thënë se Vuçiqi ka mbajtur një fjalim në Lloznicë, fjalim ky ku kërcënoi hapur Kosovën.

Fjalia e tij ka të bëjë me “Terri para agimit është më i denduri… bota po ndryshon, dhe do të shohim se si do rrjedhin ngjarjet… dhe, unë e di se çfarë po them..”!?, e cila tregon hapur se po kërcënon Kosovën me idenë se bota po ndryshon dhe Rusia po fiton në Ukrainë, e ku pastaj edhe situata në Kosovë do të ndryshojë.

Shkrimi i plotë:

KRYE-ÇETNIKU, FASHISTI, RACISTI, SERBOMADHI DHE ANTISHQIPTARI MË I ÇARTUR, PRESIDENTI I SERBISË, ALEKSANDAR VUÇIQ, NË FJALIMIN E TIJ NË LLOZNICË PARA PAK ÇASTEVE, DUKE IU DREJTUAR TË PRANISHMËVE NË 29 VJETORIN E “OLLUJËS” KROATE NË KNIN, NGA KU FORCAT KROATE NË VITIN 1995 DËBUAN RRETH 200 MIJË SERBË,

DUKE FOLUR PËR SERBËT E KOSOVËS, “TË CILËT PO BURGOSEN ÇDO DITË NË KAZAMATET E PRISHTINËS DHE TË CILËT PO DËBOHEN NGA KOSOVA”, NDËR TË TJERA THA:

PO CITOJMË:

“Mrak je najžušći pred Zore.. svet se menja, i videćemo kako će se dogođaji teči, a ja znam šta kažem….”, përkthimi shqip: “Terri para agimit është më i denduri… bota po ndryshon, dhe do të shohim se si do rrjedhin ngjarjet… dhe, unë e di se çfarë po them..”!?

Sipas mendimit tim, kjo fjali e tij përmban kërcënim të hapur ndaj Kosovës, meqë sipas tij bota po ndryshon, dhe se Rusia në Ukrainë po fiton, e ku pastaj edhe situata në Kosovë do të ndryshojë, dhe, gjithnjë sipas tij, atje nuk do të ketë më dëbim të serbëve nga “terroristët shqiptarë”..!?

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit