spot_img
Monday, November 25, 2024
spot_img

Pse nuk ndiheni të uritur në mëngjes? Këto janë arsyet që ndiheni të ngopur

Mëngjesi padyshim është vakti i parë dhe më i rëndësishëm i të ushqyerit, sepse bën që trupi të furnizohet dhe të funksionojë gjatë tërë ditës.

Edhe pse në disa raste mungesa e urisë në mëngjes mund të jetë një shenjë e një problemi serioz, ka shumë të ngjarë që është krejtësisht normale.

Ekspertët e fushës së shëndetësisë kanë thënë se nuk ka arsye për shqetësim dhe po ashtu kanë listuar disa nga arsyet se pse nuk ndihemi të uritur në mëngjes.

Të ngrënit e një “darkë të madhe” të pasur me proteina dhe yndyra bën që mëngjesin të mos e shijoni.

Nivelet e hormoneve tuaja që ndryshojnë brenda natës, mund të ndryshojë oreksin tuaj.

Shqetësimi, dëshpërimi, akthi, gjumi jo rehatshëm, lodhja, humbja e fokusimit, po ashtu janë disa nga arsyet që ndikojnë ndjeshëm në nivelin tuaj të urisë dhe shkaktojnë ndryshime të oreksit.

Sipas ekspertëve të shëndetësisë këto janë tre hapa të thjeshtë që duhet të ndiqni për t’iu kthyer oreksi.

Nëse nuk ndiheni të uritur menjëherë kur zgjoheni, është shumë mirë të prisni pak para se të hani mëngjes.

Ndonjëherë, kur të keni bërë dush, të jeni veshur dhe të filloni të përgatiteni për ditën, mund të ndiheni të uritur dhe gati për të ngrënë.

Nëse ende nuk ndiheni të uritur, mund të provoni të hani diçka të vogël dhe të pasur me lëndë ushqyese për të stimuluar oreksin tuaj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit