spot_img
Monday, October 21, 2024
spot_img

Publicisti Mehmetaj e quan “jo shqiptar” historianin Shala: Akuzat e tij ngjajnë me gjuhën serbçe

Gani Mehmetaj, publicist veteran, ka shkruar një status, në të cilin është marrë me qëndrimet e Asdren Shalës, historian dhe aktivist i PSD-së, i cili e lavdëroi figurën e ish-udhëheqësit komunist të Kosovës në ish-Jugosllavi, Fadil Hoxha.

Mehmetaj ka bërë një akuzë të rëndë në drejtim të Shalës.

Sipas Memhetajt, qëndrimet e Shalës ngjajnë me “gjuhën serbçe të Spasoje Gjakoviçit, Dushan Mugoshës, Milladin Popoviçit e historianëve serbë”.

Tutje, Mehmetaj ka pasur edhe një vlerësim tjetër të ashpër ndaj Shalës.

“Një “historian” i ri në Klan Kosova, sot tha se ata (49.000 shqiptarët e pushkatuar) ishin bashkëpunëtorë të nazizmit, që nuk e ka thënë asnjë historian i yni deri me tash. Akuzat e tij ngjanin me gjuhën serbçe të Spasoje Gjakoviçit, Dushan Mugoshës, Milladin Popoviçit e historianëve serbë.

Të vinte plasja kur i shihje tre jo shqiptarë në studio, historianin dhe dy gazetarët (dukja i tradhtonte), që flisnin për historinë shqiptare të 50- viteve të fundit, duke e shtrembëruar në mënyrë të frikshme” – ka shkruar Mehmetaj, ndër të tjera.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit