Tuesday, October 15, 2024
spot_img

“Për 3 minuta Satan II mbërrin në Strasburg”, Rusia kërcënon Perëndimin me luftë bërthamore!

Në një rezolutë të miratuar sot, Parlamenti Evropian bën thirrje për heqjen e kufizimeve që parandalojnë Ukrainën të përdorë sistemet e armëve perëndimore kundër objektivave ushtarake në Rusi.

Në përgjigje të kësaj nisme, Vychislav Volodin, kryetari i Dumës së Shtetit, (dhoma e ulët e parlamentit rus), kërcënoi se sulmet e Ukrainës kundër Rusisë me raketat perëndimore do të çojnë në një luftë botërore.  Volodin tha se nëse Perëndimi jep leje për sulme të tilla thellë brenda territorit rus, atëherë kjo do të çojë në një bërthamore, ku përgjigja e Moskës do të jetë e ashpër dhe me armë tepër të fuqishme.

Rusia do të japë një përgjigje të ashpër duke përdorur armë më të fuqishme”, tha Volodin, një bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit Vladimir Putin, i cili shpesh përcjell pikëpamje në nivelet e larta të Kremlinit.

Deklaratat e Volodin janë një përgjigje ndaj vendimit të Parlamentit Evropian për të lejuar Kievin të godasë objektivat ruse me armë perëndimore. Konkretisht, me një rezolutë që miratoi sot, Parlamenti Evropian bën thirrje për heqjen e kufizimeve që pengojnë Ukrainën të përdorë sistemet e armëve perëndimore kundër objektivave legjitime ushtarake në Rusi.

Rezoluta, e cila u miratua me 425 vota kundër dhe 63 abstenime, do të thotë se nëse nuk hiqen kufizimet aktuale, Ukraina nuk mund të ushtrojë plotësisht të drejtën e saj për vetëmbrojtje dhe mbetet e ekspozuar ndaj sulmeve ndaj popullsisë dhe infrastrukturës së saj.

Parlamenti Evropian nënvizon se dërgesat e pamjaftueshme të municioneve dhe kufizimet në përdorimin e tyre rrezikojnë të minojnë përpjekjet e bëra deri tani dhe shpreh keqardhje të thellë për reduktimin e vëllimit financiar të ndihmës ushtarake dypalëshe për Ukrainën nga Shtetet Anëtare.

Eurodeputetët po përsërisin thirrjen e tyre ndaj vendeve anëtare të BE-së për të përmbushur premtimin e tyre të marsit 2023 për të dorëzuar një milion raketa në Ukrainë dhe për të përshpejtuar dërgimin e armëve, sistemeve të mbrojtjes ajrore dhe municionit, përfshirë raketat TAURUS.

Ata gjithashtu përsërisin qëndrimin e tyre se të gjitha vendet anëtare të BE-së dhe aleatët e NATO-s duhet kolektivisht dhe individualisht të angazhohen për mbështetje ushtarake vjetore për Ukrainën prej të paktën 0.25% të PBB-së së tyre.
Volodin tha se në Moskë duket se Perëndimi ka harruar sakrificat e mëdha të bëra nga Bashkimi Sovjetik në Luftën e Dytë Botërore.

Më tej ai lëshoi një kërcënim rrëqethës duke i sjell në vëmendje Evropës aftësinë e armëve të saj si raketa RS-28 Sarmat, e njohur ndryshe si Satan II.

Volodin tha se raketa Satan II do të merrte vetëm 3 minuta e 20 sekonda për të goditur Strasburgun dhe për ta shkatërruar atë krejtësisht. Bllof ose jo ky kërcënim rus, BE-ja do të duhet të mendohet dy herë para se të marrë një vendim që mund të zemërojë Moskën.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit