spot_img
Monday, October 28, 2024
spot_img

KFC mish pule me salmonelë – Kush është mafiozi gjeorgjian Saakadze që fshihet pas dyqaneve që po helmojnë shqiptarët?

Në rrjetin e dyqaneve “KFC” në Shqipëri, pas të cilit fshihet mafiozi gjeorgjian Revaz Saakadze (ortak me Amant Josifin), është shitur mish pule i infektuar me salmonelë.

Ky bakter shkakton kontaminimin e ushqimit, ndërkohe që personat e prekur nga salmonela kanë disa simptoma midis të cilave të vjella, dhimbje koke, të dridhura, gjak në jashtëqitje dhe infeksion të zorrëve.

Alarmin për mishin e pulës me salmonelë në rrjetin “KFC” e ka lëshuar portali “RASFF” i Bashkimit Evropian, i cili bën shkëmbim informacioni në kohë reale sapo konstaton risk në zinxhirin ushqimor. Njoftimi është bërë në datën 8.7.2024, duke bërë me dije mishi i pulës i marinuar “KFC” me prezencë salmonele përbën risk me ndikim serioz për shëndetin e njeriut.

Ora News konfirmoi se nga nga 1535.04 kg mish pule me salmonelë, janë bllokuar nga inspektorët e AKU-t vetëm 177.12 kg.

Po kush qëndron pas rrjetit të dyqaneve KFC?

Prapaskena mëson se pas KFC fshihet një rrjet mafioz me gjeorgjanë, rusë dhe shqiptarë, të cilët në bashkëpunim ushtrojnë aktivitetin kriminal edhe në Shqipëri, duke pastruar para të pista, skema mashtrimi, celula call centrash, FOREX dhe akte kundër shëndetit të popullatës.

KFC kamuflohet në Qendrën Kombëtare të Biznesit me emrin GLOBAL FAST FOOD ALBANIA. Kjo kompani është në pronësi të kompanisë TP INVESTMENTS LIMITED me kokën në offshore, në pronësi të mafies gjeorgjane dhe ruse.

Administrator i rrjetit mafioz të dyqaneve KFC është Agron Disha. (KFC pretendon se e ka asgjesuar mishin e pulës të kontaminuar me salmonelë).

Dyqanet KFC u hapën në Tiranë për herë të parë në vitin 2015, përmes kompanisë Dadu, e cila për të humbur gjurmët dhe kamufluar lidhjet me mafien gjeorgjane të GULF, ndryshoi emrin në GLOBAL FAST FOOD ALBANIA.

Albano Aliko, pronar i një karteli kompanish me aktivitet të dyshimtë, kishte 40 % të aksioneve në kompaninë GLOBAL FAST FOOD ALBANIA, ndërsa 68 % të aksioneve i kishte kompania GLOBAL FAST FOOD ALBANIA LIMITED. Otari Katamadze kishte 2 % të aksioneve. Po në vitin 2015, GLOBAL FAST FOOD ALBANIA LIMITED bëhet pronare me 100 % të aksioneve e kompanisë GLOBAL FAST FOOD ALBANIA.

Në gusht të vitit 2019 del në skenë 39-vjeçari Revaz Saakadze, pëefaqësues i mafies gjerogjiane dhe ruse, i cili blen 100 % të aksioneve të KFC në Shqipëri, pra të kompanisë GLOBAL FAST FOOD ALBANIA.

Në janar 2021 largohet Revaz Saakadze dhe pronare e KFC bëhet kompania offshore GLOBAL FAST FOOD ALBANIA LIMITED, pas të cilës qëndron sërish Revaz Saakadze.

Po çfarë përfaqëson Revaz Saakadze? Cilat janë lidhjet korruptive dhe kriminale të tij në Tiranë? Cili është roli i Revaz Saakadze në mafin e call centrave? Ku investohen paratë e mashtrimit me call centra dhe ku kanë përfunduar paratë e mashtrimit të madh me Gulf? Vijon…

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit