spot_img
Wednesday, November 27, 2024
spot_img

Gjenerata e artë e KF Prishtinës, i çojnë të fala Baton Haxhiut dhe ia bëjnë me dije disa gjëra  

Ish futbollistët e gjeneratës së artë të KF Prishtinës, Ramadan Cimili, Agim Cana, Jusuf Tortoshi, Ramiz Krasniqi, Edmond Rugova dhe Fadil Muriqi,, i reagojnë Baton Haxhiut për të pavërtetat që thotë për futbollin e Kosovës.

Gjenerata e artë e KF Prishtinës, i bën të fala Baton Haxhiut, duke thënë se ai me lehtësi shtrembëron faktet.

Gjenerata e artë e KF Prishtinës, e ka dërguar një letër të gjatë në gazetën kombëtare “Bota sot”.

“I humburi në profesionin e gabuar!

Një pjesë e futbollistëve të gjeneratës së artë të FC Prishtina, lojtar të dalluar ndër vite në Kosovë e më gjerë, por edhe trajner dhe punonjës shumëvjeçar, shprehin indinjatën e tyre rreth diskursit te debatit  të fundit lidhur me zhvillimet ne futbollin kosovar.

Sipas tyre, përfshirja e njerëzve jokompetent nga aspekti profesional por edhe me prapavije te theksuar politike në këtë debat e bën edhe më të dëmshëm krejt këtë muhabet.

Ka kohë që ka filluar një fushatë e dëmshme ndaj futbollit në Kosovë, njerëzve, individëve dhe vet Federatës së Futbollit Kosovar, por ditëve të fundit tendenca për të njollosur gjithçka dhe për të rrënuar e shtrembëruar fakte është bërë edhe më e ashpër.

Kjo plejadë e njerëzve të dëshmuar ndër vite dhe me integritet në futbollin tonë shprehen të indinjuar dhe zhgënjyer me tentativat për përfshirjen e njerëzve jokompentent në punët e futbollit si rasti i gazetarit Baton Haxhiu, i cili krahas faktit që nuk shquhet me ndonjë kontribut në futbollin kosovar, me lehtësi shtrembëron fakte dhe ilustron tregime ne shpërputhje me të arriturave ndër vite në zhvillimin e futbollit në vend.

Me këtë rast shtrohet pyetja nëse ky është vetëm një gabim i z. Haxhiu dhe pa vetëdije po dërgon ujë ne bunar të ndonjë interesi ose me vetëdije po përfshihet në një fushëbeteje të cilës as nuk i përket e as nuk do t’ia dalë ta manipulojë!

Me shkrimet e fundit të tij, Batoni na dëshmon se nuk e njeh as për së afër zejen dhe problemet e futbollit dhe ne disa raste shpërfaq naivitetin të skajshëm duke interpretuar gabimisht gjërat elementare. Disa herë të pavërtetën tenton ta bëj realitet, edhe pse faktet e dëshmojnë krejt të kundërtën. 

z. Haxhiu, flet pa asnjë kompetencë për klubet, për njerëzit, për Shtëpinë e Futbollit Kosovar, dhe madje merr guximin edhe ofendon duke harruar që FFK dhe udheheqesia e saj, e ka mbështetjen nga shumica e klubeve dhe delegatëve të futbollit në vend dhe janë ata që vendosin se kush duhet ta udhëheqë FFK-në e jo të tjerë siç pretendohet.

Ai shtrembëron fakte duke thënë ndër të tjera se në Kosovë qe 25 vite pas luftës ka vetëm një stadium me bari natyral. Sa për njohurinë tuaj z. Haxhiu po ua kujtojmë se me bari natyral në Superligën e Kosovës janë katër stadiume (Prishtinë, Podujevë, Drenas, Klinë) pa harruar edhe fushat tjera të klubeve në Ligën e parë, etj. Ndryshe për informatën tuaj z. Haxhiu, fushat me bari sintetik në Kosovë janë ndërtuar duke u bazuar në kushtet klimatike të vendit dhe mundësitë me të lehta për mirëmbatjen e tyre.

Duke përdorur fushat me bari sintetik klubet te cilat pa përjashtim operojnë me vështirësi serioze financiare e kane te mundur  përmbushjen e planprogramit sportiv në të gjitha stinët. Për me tepër, këto fusha janë ndërtuar duke marr edhe mendimin e klubeve dhe asnjëherë duke imponuar apo në ndonjë formë tjetër siç po pretendoni ai.

Sa për t’ju kujtuar përparimin dhe zhvillimin e futbollit kosovar e kanë përshëndetur dhe mbështetur edhe zyrtarët më të lartë të UEFA-s, Aleksandar Ceferin dhe ai i FIFA-s Gianni Infantino, në vizitat e tyre bërë Kosovës por edhe në forume të ndryshme. Madje ish zv. presidenti i UEFA-s Zvonimir Boban, në vizitën bërë vendit tonë ndër shumë fjalë të mira për zhvillimin e infrastrukturës në Kosovë e ka potencuar shumë herë se FFK ka ndërtuar një kamp Nacional me standard shumë të lartë, te cilit ia ka lakmi edhe  Kroacia. 

z. Haxhiu konstaton se UEFA për nevoja meskine, për një vote që ka Kosova, mbron Federatën e Futbollit të Kosovës dhe udheheqesinë e saj! Kjo është e pavertetë! Është e vërtetë se UEFA me rregulloret e saj blindon Federatat kombëtare nga interferencë e politikës, por kjo bëhet me qëllim dëbimit të politikes nga fushat e gjelberta, të cilat kanë gjithmonë apetit për të shtrirë kthetrat e tyre mbi futbollin. Këto rregulla janë produkt i ndërhyrjeve shumëvjeçare të politikës në federatat e shteteve të ndryshme dhe janë të tilla pikërisht për të pamundësuar që personazhet si z. Haxhiu të fusin duart në organizimin e komunitetit sportiv. Pra UEFA nuk lejon që politika të ‘përmirësoj’ gabimet e komunitetit sportivë sepse ky ‘përmirësim’ është dera e gabimit trashanik te politizimit te futbollit. 

Megjithatë profesionistët nuk do ta lejojnë një gjë të tillë, pasi do ta mbrojmë mundin dhe sakrificën e gjeneratave të tëra që kanë dhënë gjithçka nga vetja, madje disa prej tyre edhe jetën, për ta mbajtur gjallë një kohë futbollin e tashmë për ta avancuar dhe mbajtur larg atyre që kanë vetëm interesa personale dhe katapultohen ne agjenda të ndryshme dhe të rrezikshme në botën e futbollit. Andaj porosia jonë është, larg duart nga futbolli, pasi nëse nuk keni qenë në gjendje ta ndihmoni për tërë këto vite atëherë mos mendoni se do të arrini ti përmbushni ambiciet dhe aspiratat e tjetër kujt përmes juve.

Futbolli kosovar ka mbijetuar, ka duruar dhe kaluar situata e periudha edhe më të vështira, por asnjëherë nuk i është nënshtruar njerëzve që vetëm interesim për futboll”, reagojnë përmes një letre gjenerata e artë e KF Prishtinës, Ramadan Cimili, Agim Cana, Jusuf Tortoshi, Ramiz Krasniqi, Edmond Rugova dhe Fadil Muriqi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit