spot_img
Monday, October 28, 2024
spot_img

Limaj: Për 10 vjet s’ka projekte më të mira se Aeroporti dhe Autostrada

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, lidhur me zhvillimet infrastrukturore në Kosovë, ka përmendur mungesën e projekteve të reja në dekadën e fundit.

Sipas Limajt, për 10 vite nuk është realizuar asnjë projekt që mund të rivalizojë ato që janë bërë në vitin 2010.

“Prej Aeroportit të Prishtinës, shteti i Kosovës ka përfituar 180 milionë euro. Këto janë shifra konkrete, dhe çdo ditë qarkullojnë njerëz nëpër Aeroport dhe autostradë. Çka është më e keqja, për 10 vjet nuk kemi pasur ndonjë projekt më të mirë”, ka deklaruar Limaj, duke e përmendur autostradën për Shkup si projektin e tij të dizajnuar dhe të gatshëm për fillimin e punimeve që nga viti 2010.

Ai ka shtuar se autostrada për Shkup, projektuar nga një kompani franceze, ishte përfunduar me tri variante brenda një viti e gjysmë.

Duke përmendur urën e Milloshevës për Podujevë, Limaj kritikoi zvarritjet në përfundimin e projekteve infrastrukturore.

Sipas Limajt, projekti ishte nënshkruar në vitin 2018 me afat për përfundim brenda 30 muajsh, por pandemia vonoi realizimin e tij.

“Për 14 vjet nuk është kryer projekti për të lidhur Milloshevën me Podujevën dhe Mitrovicën”, ka theksuar Limaj.

Ai ka theksuar se për realizimin e projekteve madhore duhet një klimë pozitive pune dhe bashkëpunim midis qeverisë dhe operatorëve që nënshkruajnë kontratat.

“Duhet me kriju klimën e punës dhe jo të krijojmë frikë te punëtorët. Partneri më i madh i qeverisë janë operatorët ekonomikë”, ka thënë ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit