spot_img
Tuesday, October 22, 2024
spot_img

Bisedat e Kusari-Lilës me Radojçiqin, Haradinaj: I kanë lyp votë kundër veteranëve të UÇK-së

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, duke folur për kryekriminelin Milan Radojçiq tha se “gjatë qeverisjes sime” i njëjti e ka lëshuar Kosovën në arrati, por se gjatë qeverisjes së LVV-së rikujtoi bisedat telefonike të shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila me të njëjtin.

Nuk janë këta që e kanë hequr Radojçiqin, këta e kanë kthyer. A ka shkuar Radojçiq i ndjekur nga policia e Kosovës dhe shtetit tonë gjatë qeverisjes sime. Shikoni datat, shikoni kohën që atëherë ka ikur ai. Nëse ka hyrë fshehtë bravo i koftë, por nuk ka guxuar me vepruara dhe operuar në veri gjatë kohës së qeverisjes sonë”, ka thënë Haradinaj.

Gjatë kohës së qeverisë së VV-së, ai ndërtoi villen, gjatë kohës së qeverisjes së këtyre, ai bisedoi për votë që mos t’i përfshijë veteranët në pagën minimale, pra nuk mbulohet dielli me shoshë. Këta janë rrenca, demagogjinë e kanë armë, pra të njëjtit njerëz që e kanë thirr Radojçiqin për t’ia kërkuar votën për të mos i përfshirë veteranët në pagën minimale dhe kanë votuar bashkë me Listën Serbe kundër UÇK-së në parlament, këta njerëz në të njejtën kohë thonë se ne e çliruam veriun”, ka thënë Haradinaj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit