spot_img
Sunday, October 27, 2024
spot_img

E konfirmon Policia: Një person i vdekur si pasojë e aksidentit të rëndë në Doberllukë

Pak minuta më parë ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku mes një kamioni dhe një veture në fshatin Doberllukë të Vushtrrisë.

Nga pamjet që ka siguruar gazeta shihet se është një aksident shumë i rëndë, ku dyshohet se ka humbur jetën një person.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se aksidenti ka ndodhur në fshatin Doberllukë të Mitrovicës dhe se një person ka vdekur.

“Rreth orës 12:00 ka ndodhur një aksident trafiku mes një kamioni dhe një veture. Si pasojë e aksidentit, shoferi i veturës ka vdekur në vend”, tha Zahiti.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit