spot_img
Tuesday, October 22, 2024
spot_img

Osmani: Nëse dikush bën dialog me Serbinë për Urën e Ibrit e shkel sovranitetin dhe Kushtetutën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se në dialogun në Bruksel, Kosova ka treguar përkushtim për zbatimin e Marrëveshjeve, por që siç tha ajo problemi është që dialogu që një kohë s’po dëshmon barazi të palëve.

“Kosova ka treguar përkushtim për zbatim të marrëveshjeve të Brukselit, por edhe përkushtim për paqe. Problemi është që ky dialog që një kohë të gjatë që nuk po dëshmon se po organizohet në përputhje me parimin e barazisë së palëve. Pra, në asnjë moment nuk shihet që të dy palët po trajtohen të barabarta”, tha presidentja Osmani.

Sipas Osmanit, kushdo që bën dialog për Urën e Ibrit me Serbinë, atëherë një gjë e tillë është shkelje e sovranitetit dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës, dhe se kjo temë duhet të dialogohet me partnerët e sigurisë.

“Në qoftëse dikush bën dialog për Urën e Ibrit me Serbinë, kjo është shkelje e sovranitetit, Kushtetutës dhe në asnjë moment nuk është në interes të Kosovës që kjo temë të jetë pjesë e dialogut me Serbinë. Kjo temë patjetër që duhet të diskutohet me partnerët tanë të sigurisë sepse edhe vetë marrëveshjet e Brukselit e kërkojnë një gjë të tillë”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit