Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku pritet të kemi depërtimin e frontit të ftohtë, i cili kryesisht gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes, pritet të sjellin rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh dhe breshër të vogël.
Era do fryjë nga veriperëndimi, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20-70 km/h.
Temperaturat do të pësojnë ulje, me minimale që do të lëvizin prej 15 deri në 19°C, ndërsa ato maksimale prej 27 deri në 33°C. Ulje më e theksueshme pritet pas kalimit të frontit.