Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, tashmë është kthyer në mburojën mbrojtëse për kryeministrin e Kosovës.
Me postime kundër opozitës, kundër gazetarëve, ‘Mefi’ tashmë i ka hapur të gjitha letrat, me synimin që të kandidohet për kryetar të Prishtinës.
Madje, në disa raste, për ta mbrojtur shefin, nuk po e kursen as gjuhën.
Teksa po diskutohej për gjendjen në veri, Bajqinovci tha: “Ka ardhur një kryeministër që ua ka palu krejtve”, deklaroi ai.