Thursday, October 17, 2024
spot_img

I dolën në mbrojtje Osmanit gjatë incidentit në Shkup, Shala kërkon të shpërblehen këta persona

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala ka reaguar sërish në lidhje me skandalin në aeroportin e Shkupit.

Ai tha se në sulmin ndaj presidentes Osmani në Shkup, kanë intervenuar djem /vajza të Policisë së Kosovës – Njësia e Mbrojtjes së Afërt.

Shala përmes një postimi në Facebook u shpreh se djemtë dhe vajzat e kësaj njësie duhet të shpërblehen me medalje nga ministri dhe drejtori i policisë për mënyrën se si iu përgjigjën situatës.

Postimi i plotë

Njësia për Mbrojtjen e Afërt e Policisë së Kosovës, apo e njohur shkurt si NJMA

Pra, në sulmin ndaj Presidentit të Kosovës (po e quajmë sulm se nuk ka arsye tjetër) nga pala maqedonase në Aeroportin e Shkupit, kanë ndërhyrë këta djem /vajza të Policisë së Kosovës – Njësi Mbrojtëse e Afërt për të mbrojtur Presidentin e Vendi.

Kjo njësi është një nga njësitë e specializuara në dispozicion të Policisë së vendit, ku mandati dhe misioni i tyre është mbrojtja e personalitetit që hyn në objektin e kësaj strukture.

‼️Ata e marrin seriozisht punën e tyre edhe aq sa njerëzit që mbajnë funksione të përkohshme politike harrojnë se kjo strukturë merr përsipër detyrën e ruajtjes së një personaliteti, nuk largohen në asnjë mënyrë nga objektivi i tyre ku edhe një pjesë e tyre mund të përballet me veprime të hakmarrjes politike përmes përdorimit të pozitës përmes përdorimit të aseteve të kontrollit shtetëror, qoftë të brendshëm apo edhe të IPK-së.

P.S

Kam lexuar në një portal se një operatori të NJMA-së është ballafaqu nga përfasuesit politik gjatë ushtrimit të funksionit të tij si pjesëtar i forcave speciale të policisë se vendit.

Nuk është faji i tyrepolitikanëve) sepse nuk e kuptojnë situatën apo kufizimet e tyre, por do të mësojnë pastaj përmese procedurave të atyre aseteve qe i angazhojnë për hakmarrje.

Por kthehemi në rastin e Shkupit, djemtë dhe vajzat e kësaj njësie duhet të shpërblehen me medalje nga ministri dhe drejtori i policisë për mënyrën se si iu përgjigjën situatës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit