Wednesday, October 16, 2024
spot_img

Fahri Fazliu: Udbashi Sahit Ismalji kishte torturuar psiqikisht nënën dhe hallën time, ditën kur ranë heronjtë Fahri Fazliu e Afrim Zhitia

Fahri Fazliu, nipi i dëshmorëve të kombit Bahri dhe Fahri Fazliu, ka bërë të ditur torturat që nënës dhe hallës së tij iu janë bërë nga pjesëtari i UDB-së, Sahit Ismajli.

Në një postim në Facebook, Fazliu ka treguar se Ismajli i kishte arrestuar dhe torturuar psikikisht nënën e tij, Bahrijen, dhe hallën e tij, Fahrijen, më 2 nëntor 1989, ditën kur ranë heroikisht Fahri Fazliu dhe Afrim Zhitia.

“Është e vërtetë që krimineli dhe udbashi Sahit Ismajli i kishte arrestuar, marrë në pyetje dhe torturuar psiqikisht nënën time, Bahrijen dhe hallën time, Fahrijen, më 2 nëntor të vitit 1989, ditën kur ranë heroikisht Heronjtë e Kombit, Fahri Fazliu dhe Afrim Zhitia. Ballë-hapur, kokëlart dhe gjithmonë krenar me të kaluarën tonë të lavdishme!”, ka shkruar Fazliu.

Emri i Sahit Ismajlit është përmendur edhe nga ish-e burgosura politike, Fexherie Shala, e cila në emisionin “Debat Plus” ka rrëfyer për torturat dhe tmerret që ka përjetuar nga bashkëpunëtorët shqiptarë të UDB-së, duke veçuar torturuesin Sahit Ismajli.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit