Franca është gjysëmfinalistja e fundit e Lojërave Olimpike ”Paris2024”.
Në ndeshjen qerekfinale, ”Gjelat” shënuan fitore ndaj Argjentinës, me rezultat minimal 1-0.
Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Jean-Philippe Mateta, në minutën e 5-të.
Në gjysëmfinale, Franca do të përballet me kombëtaren e Egjiptit, e cila e eliminoi Paraguain.
Në gjysëmfinalen tjetër, Spanja do të luaj kundër Marokos