spot_img
Saturday, October 26, 2024
spot_img

Aktakuza ndaj Radojçiqit “e ka ekspozuar deri në detaje financimin nga Serbia”

Juristi kosovar Ehat Miftaraj ka dalë me një vështrim rretg të ashtuquajturave masa që u shtjelluan dhe miratuan nga Qeveria e Serbisë për Kosovën, për të cilat tha se “të vetmet që do kenë sukses janë ato financiare”.

Në dritën e kësaj, Miftaraj u thirr në atë që u shpalua edhe nga aktakuza ndaj Millan Radojçiqit dhe mbi 40 paraushtarakëve të tij, ku zbërthehet në detaje financim i tyre nga Serbia përmes gjoja financimit të projekteve infrastrukturore dhe tenderëve.

Postimi i Miftarajt:

Masat e vetme të paralajmëruara nga Vuçiq në raport me Kosovën, e që do të kenë sukses të plotë janë masat me karakter financiar.

Vuçiqi përmendi ndarjen e qindra miliona Euro mbështetje financiare për serbët e Kosovës. Me shumë mundësi këto mjete do të ndahen, por që destinacioni final nuk do jenë në xhirollogarinë bankare të qytetarit serb në Republikën e Kosovës, por në kontot e Radojçiqave, Veselenoviçave ose ndonjë krimineli tjetër që do të shpërlaj qindra miliona Euro për Vuçiqin dhe njerëzit e tij të afërtë.

Pse është e rëndësishme që një shtet të ketë media dhe organizata jo-qeveritare të pavarura dhe kanë zë kritik në ekspozimin e korrupsionit të qeverive korruptive është rasti në Serbi.

Vuçiqi pothuajse e ka mbytur zërin kritik në Serbi qoftë në media apo shoqëri civile duke i konsideruar dhe trajtuar armiq të Serbise secilin qe e ekspozon korrupsionin e Vuçiqit dhe njerezve te tij.

Aktakuza e PSRK lidhur me Banjsken e ka ekspozuar deri ne detaje se si Serbia dhe Vuçiqi me mjetet e ndara per popullin serb ne Kosove ka financuar nje organizate terroriste te udhehequr nga Radojçiq. Radojçiq me mjetet e ndara per popullin serb ne Kosove ka ndertuar villë personale ne veriun e Republikes se Kosoves gjate viteve 2021 dhe 2022, ville miliona Euro vlere.

Ne vend qe ne Serbi te kete kerkese per llogaridhenie dhe pergjegjesi per qindra miliona Euro te keqperdorura ne emer te serbeve te Kosoves, Vuçiq propozon planin me qindra miliona Euro tjera ne emer te serbeve lokal te Kosoves.

Ne momentin kur e shihni nje media, OJQ, gazetare apo aktivist te shoqerise civile qe e mbron ne menyre sistematike partine politike ne pushtet, kujtone rastin e Serbise dhe nxjerrni vet perfundimet.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit