spot_img
Saturday, October 26, 2024
spot_img

Plagosen me armë zjarri dy persona në Malësi të Madhe, autori me precedentë penalë

Dy persona janë plagosur me armë zjarri paraditen e së dielës në Vrakë të Malësisë së Madhe.

Dinamika e ngjarjes dhe arsyet mbeten ende të paqarta.

Autori i identifikuar i kësaj plagosje të dyfishtë Lul Rakaj ka qëlluar në drejtim të Besmir Çofit dhe Avenir Hasanajt, teksa ata ndodheshin në hyrje të një lokali në rrugën kryesore që lidh Shkodrën me Koplikun.

Të dy të plagosurit janë transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës për ndihmë mjekësore me një automjet privat. Njëri prej të lënduarve ndodhet në gjendje kritike për jetën pasi plumbi e ka goditur në gjoks.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje bashkë me grupin hetimor. Ndërsa me qëllim kapen e autorit, i cili është larguar duke marrë me vete dhe armën e zjarrit tip pistoletë, kanë shkuar dy grupe të Forcave Speciale RENEA.

Territori po kontrollohet edhe nga ajri pasi autori besohet të jetë larguar drejt malësisë së mbi Shkodrës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit