Xhiroja e pestë e Superligës së Kosovës në futboll vazhdon edhe sot me dy ndeshje.
Vëmendja kryesore është në Podujevë, aty ku luhet derbi i kësaj jave.
Llapi është nikoqir i Dritës në stadiumin “Zahir Pajaziti”.
Llapjanët nuk e kanë nisur fare mirë sezonin e ri ku në katër ndeshjen kanë katër pikë
Teksa, Drita ka vetëm një ndeshje të luajtur dhe e ka fituar.
Sfidat e tjera të gjilanasëve janë shtyer për shkak të angazhimeve në Evropë.
Ndeshja tjetër e kësaj xhiro luhet në Klinë, mes Dukagjinit dhe Malishevës.
Të dy sfidat fillojnë nga ora 15:00.