spot_img
Thursday, November 21, 2024
spot_img

Këto janë shenjat që tregojnë se keni mungesë të magnezit

Ndërkohë që shumë persona mund të kenë probleme me kokëdhimbje e lodhje, mund të mos jenë në dijeni se kjo gjë po iu shkaktohet nga mungesa a magnezit në organizëm.

Doktori Alvaro Campillo, ka treguar për revistën Vogue se magnezi është i domosdoshëm për gjumin, sistemin nervor dhe përmirësimin e gjendjes së muskujve.

Ai ka thënë se suplementet me magnez duhet të konsumohen në mbrëmje sepse atëherë organizmi i absorbon më shumë.

Disa nga shenjat që tregojnë mungesë të magnezit janë, lodhja kronike, kokëdhimbja e shpeshtë, problemet e vazhdueshme me frymëmarrje, dhimbja e muskujve, simptoma të depresionit, si dhe problemet që kanë lidhje me rrezikun nga diabeti.

Doktori ka cekur se marrja e suplementeve me magnez është me rëndësi.

“Magnezi është esencial, sidomos nëse dikush vuan nga inflamacionet kronike, migrena, osteoporoza apo pagjumësia. Këto çështje kërkojnë nivel të lartë të magnezit në mënyrë që organizmi të ketë shëndet optimal dhe të performojë si duhet”, ka thënë Campillo.

Ai ka shtuat se koha më e mirë për ta marrë këtë suplement është dy orë pas konsumimit të darkës.

“Magnezi nuk absorbohet lehtë sidomos kur konsumohet kalciumi, proteinat apo fosfatet. Prandaj është e këshillueshme që të merret dy orë pas darkës, që të absorbohet mirë e të bëjë efektin e duhur për gjumin”, ka thënë ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit