Ballafaqimi mes Hoffenheimit dhe Bayer Leverkusenit padyshim se ishte derbi mes shqiptarëve të Kosovës.
Mërgim Berisha tregoi lojë të mirë në fanellën e Hoffenheimit dhe Granit Xhaka në radhët e Bayer Leverkusenit.
Bayer Leverkuseni ka shënuar fitore me rezultat 4:1 në konak të Hoffenheimit.
Xhaka ka asistuar në golin e dytë të Bayer kur realizoi Boniface në minutën e 30-të.
Nuk shkoi më shumë se shtatë minuta (37′) Mërgim Berisha ngushtoi rezultatin në 1:2, në ndeshjen e javës së tretë të Bundesliga I.
Për Leverkusenin shënuan Terrier (17′), Boniface (30′ e 75′), Wirtz (72′ – nga penalltia) dhe për Hoffenheimin realizoi Berisha (37′).
Berisha është zëvendësuar në minutën e 61-të.
Bayer renditet në vend të katërt me 6 pikë dhe Hoffenheimi në të 12-tin me 3 sosh.