spot_img
Saturday, October 26, 2024
spot_img

Janjiqi thotë se prapa bllokimit të kufijve me Kosovën qëndroi struktura e shtetit serb

Grupe të vogla njerëzish më 6 shtator vendosën bllokada në anën serbe të kufirit në Jarinjë, Bërnjak dhe Merdare dhe pas bllokadës, Qeveria e Kosovës mbylli për qarkullim pikëkalimet në Bërnjak dhe Merdare.

Dushan Janjiq nga Forumi për Marrëdhënie Etnike beson se shoqatat nuk i kanë organizuar vetë bllokadat.

“Është pjesë e strukturës së shtetit”, thotë ai dhe shton se pjesëmarrësit në bllokadat e vendosura në kufi, nuk jetojnë më në veri të Kosovës.

“Këta janë persona të zhvendosur nga Kosova. Kemi rreth 40 organizata joqeveritare. Këto tri organizata nuk janë spikatur në dhjetë vjetët e fundit”, thotë Janjiq.

Gjatë bllokadave në pikat kufitare, policia serbe nuk ka ndërhyrë për të parandaluar vendosjen e tyre.

Makinat me targa serbe kaluan nëpër kufi pa problem, por ato me targa të Kosovës u ndalën nga organizatorët e bllokadave, të cilët kontrollonin nëse personat që udhëtonin me këto makina kishin dokumente serbe.

Kamionët nuk u lejuan të kalonin kufirin.

Në përgjigje të deklaratës se policia nuk i ka penguar që të bllokojnë, përfaqësuesi i Shoqatës për Kultivimin e Traditave të Atdheut, Radomir Rojeviq, thotë se kanë njoftuar autoritetet për bllokadat, duke shtuar se bllokada të ndryshe po organizohen edhe në Beograd.

I pyetur nëse kanë pasur mbështetjen e shtetit për bllokimin e pikave kufitare dhe ndihmën financiare të dikujt tjetër, ai thotë se nuk kanë pasur një ndihmë të tillë.

“Jo, për fat të keq jo. Po të kishim, do të kishim ndoshta 1 mijë njerëz atje. Jo, nuk na dhanë asnjë dinar. Gjithçka që kërkuam prej tyre ishte që [pjesëmarrësit] të mos shpërndaheshin nga policia. Nëse shteti do të donte të na ndihmonte, nuk do të ishim në bllokada”, thotë Rojeviq.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit