spot_img
Wednesday, November 27, 2024
spot_img

Mbyllet sërish stadiumi “Fadil Vokrri”

Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë, do të mbyllet për 25 ditët e ardhshme, ka njoftuar Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), të enjten.

FFK-ja, ka bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe, në stadium nuk do të ketë asnjë aktivitet sportiv, as ndeshje e as seanca stërvitore për shkak se fusha do të punohet për të arritur qëllimin e të gjithëve, kompletimin e fushës hibride me rritjen e barit natyral në të.

Ky vendim është marrë pasi kreu i FFK-së, Agim Ademi e ministri I MKRS-së, Hajrulla Çeku vizituan stadiumin “Fadil Vokrri” së bashku me ekspertët e fushave nga UEFA.

“Dr. Tugrul Hocaoglu, doktor i agronomisë dhe ekspert i fushave nga UEFA, i cili ka qenë përgjegjës për stadiumet e finales së Champions League, shpjegoi se bari natyral është në proces rritjeje dhe për këtë është e nevojshme kohë. Momentalisht, moti që po mbretëron është në favor të këtij procesi dhe puna do të kryhet intensivisht për një muaj”, ka shkruar FFK-ja.

Kështu që, aktivitetet në fushën e stadiumit “Fadil Vokrri” do të rikthehen për ndeshjen e radhhës të Kombëtares së Kosovës, që e luan më 15 tetor në kuadër të Ligës së Kombeve.

Stadiumi “Fadil Vokrri” së fundmi është hapur pas renovimit të fushës që ka kushtuar hiq më pak se 1.3 milionë euro. Përkundër këtij investimi, ka pasur ankesa se fusha është shumë e fortë dhe e papërshtatshme për lojë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit