Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur sot akuzë kundër 45 personave, rreth sulmit terrorist në Banjskë, mes tyre edhe për Milan Radojçiq.
Gazetari i njohur kosovar, Milaim Zeka nuk pret që Serbia do t’i dorëzojë të drejtësia kosovare grupin terrorist të Banjskës.
Në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10, Zeka thotë se Milan Radojçiq mund të zhduket, por asnjëherë të ekstradohet në Kosovë.
“Radojçiqi mund të zhduket diku, por asnjëherë të ekstradohet sepse e ka të incizuar, ka sms të Vuçiqit dhe çdo veprim që Radojçiq e ka marrë në Kosovë prej A deri në Zh ka qenë i koordinuar me presidentin serb Aleksandar Vuçiq”, ka thënë Zeka.