spot_img
Friday, October 25, 2024
spot_img

Shkumbin Mehmeti: Jam i dëmtuar nga Shërbimi Korrektues e jo nga Bedri Krasniqi

Fillimisht, i akuzuari Krasniqi për rastin i cili po bëhet gati 5 vite që nuk ka marrë epilog, u deklarua i pafajshëm, duke shtuar se kurrë nuk është ndjerë më i pafajshëm.

Në seancën e së mërkurës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në rastin ku Bedri Krasniqi nga 31 tetori 2019 akuzohet për kanosjen e Shkumbin Mehmetit, ky i fundit deklaroi se i dëmtuar është nga Shërbimi Korrektues i Kosovës e jo nga i akuzuari Krasniqi.

“Un jam i dëmtuar nga Shërbimi Korrektues, por jo nga Bedriu”, tha Mehmeti.

Fillimisht, i akuzuari Krasniqi për rastin i cili po bëhet gati 5 vite që nuk ka marrë epilog, u deklarua i pafajshëm, duke shtuar se kurrë nuk është ndjerë më i pafajshëm.

“Kurrë në jetë teme më i pafajshëm sesa tash”, tha Krasniqi.

Ndërsa, në fjalën hyrëse, prokurori Blerim Igrishta tha se me rastin e ngritjes së aktakuzës, Gjykatës ia kanë dorëzuar edhe provat e nevojshme, që dëshmojnë se Krasniqi është kryerës i veprës penale.

Ndërkaq, i dëmtuari në këtë rast Shkumbin Mehmeti tha se veten e ndien të dëmtuar nga Shërbimi Korrektues i Kosovës e jo nga Krasniqi, pasi që në ditën që ka pasur të dëshmojë në procesin tjetër gjyqësor ndaj tij, i akuzuari ishte futur në të njëjtin furgon nga SHKK-ja.

Mehmeti shtoi se deri më 18 prill 2019 nuk ishte takuar me asnjë të burgosur pasi që nga Shërbimi ishte vlerësuar me rrezikshmëri të lartë, e që pikërisht në ditën kur është futur në furgon me Krasniqin, sipas tij kishte rënë rrezikshmëria e vendosur nga po ky Shërbim. Kjo, sipas Mehmetit kishte ndodhur me qëllim.

I ballafaquar nga prokurori Igrishta me fjalët me të cilat ky i fundit ishte ndjerë i kanosur, Mehmeti tha se nuk i kujtohen por se vetë fakti që është futur në një fugon me Krasniqin për t’u sjellë në gjykatë, e ka bërë të ndjejë veten të frikësuar, pasi që Mehmeti ka pasur të dëshmojë ndaj Krasniqit, për procesin ku edhe ky i fundit akuzohej për vrasjen e zyrtarëve policorë e që është liruar nga akuzat.

I akuzuari Krasniqi nuk kishte pyetje ndaj Mehmetit, por shtoi se i vjen keq për situatën në të cilën ndodhet dhe se edhe përkundër që Mehmeti e kishte ngarkuar me dëshmi për vrasjen e zyrtarëve policorë (njërit të UNMIK-ut e tjetrit të Policisë së Kosovës), sërish i kishte folur dhe nuk i kishte mbajtur mëri.

Pas përfundimit të dëshmisë nga Mehmeti, me propozim të prokurorit Igrishta, gjykatësi Sabit Sadikaj aprovoi propozimin që të dëgjohen dëshmitarët Sabahedin Hoxha dhe Bujar Qadarku, të cilët ishin prezent në momentin kur Krasniqi dhe Mehmeti ishin sjellë me furgon në gjykatë, e në të cilin moment pretendohet se edhe është bërë kanosja.

Pas kësaj, seanca është ndërprerë dhe në seancë e radhës do të ftohen që të dëgjohen dëshmitarët Hoxha dhe Qadraku.

Gjykatësi Sadikaj paraprakisht njoftoi se seanca fillestare ndaj Krasniqit është mbajtur, me të cilin rast i njëjti është deklaruar i pafajshëm dhe se nuk ka parashtruar kërkesë për kundërshtim të provave dhe hudhje të aktakuzës.

Ndryshe, sipas aktakuzës së ngritur më 31 tetor 2019, më 18 prill 2019 në rrugën prej Burgut të Sigurisë së Lartë në Gërdoc të Podujevës, në drejtim të Prishtinës, tani i akuzuari Bedri Krasniqi me qëllim të frikësimit apo shkaktimit të ankthit, e ka kanosur me fjalë të dëmtuarin Shkumbim Mehmeti gjatë transportimit të tij për në Pallatin e Drejtësisë në Hajvali.

Tutje, në aktakuzë thuhet se pasi janë vendosur të dy në të njëjtin mjet transporti gjatë rrugës, i akuzuari Krasniqi ka komunikuar me të dëmtuarin Mehmeti para hyrjes në automjet dhe gjatë trasnportimit, duke e kanosur këtë të fundit me fjalët “qysh e ki famijen, e di se familjen e ki në Francë dhe se djali yt i ka bërë katër vite, po ashtu edhe vëllezrit tuaj punojnë me disa kabllo internet”, duke i bërë me dije të dëmtuarit për mundësinë e arritjes së qëllimeve ndaj tyre.

Në vazhdim sipas aktakuzës, i akuzuari ka thënë “Është më mirë të kujdesesh për familjen tënde, e mos të meresh me punë tjera”, duke aluduar në mosdëshmimin e tij ndaj të akuzuarit në çështjen penale të vrasjes së rëndë dhe thuhet se me këto fjalë i akuzuari e ka shqetësuar seriozisht të dëmtuarin se do ta privojë nga jeta ose që do t’i shkaktojë lëndim të rëndë trupor ndonjë anëtari të familjes.

Me këtë, Krasniqi po akuzohet se ka kryer veprën penale “Kanosja” nga neni 181, par.2 të Kodit Penal, ku kryerësi dënohet me gjobë ose me dënim deri në një vit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit