spot_img
Wednesday, November 27, 2024
spot_img

Batatina suspendohet dhe gjobitet

Skuadra e Llapit do të jetë pa trajnerin Tahir Batatina për dy ndeshjet e ardhshme në Superligën e Kosovës në futboll.

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), e ka dënuar trajnerin Batatina me dy ndeshje mos ushtrim të detyrës zyrtare. Po ashtu, Batatinës i është shqiptuar edhe një gjobë në vlerë prej 500 eurosh.

Ky vendim është marrë pasi ndaj Batatinës ishte iniciuar procedurë disiplinore për shkak të sjelljeve të tij në ndeshjen që Llapi e humbi në udhëtim te Prishtina më 31 gusht, në kuadër të xhiros së katërt.

Batatina ishte vërsulur disa herë në drejtim të gjyqtarit kryesor dhe ndihmësve të tij në mesin e fushës, duke përdorur gjuhë ofenduese e kërcënuese. Gjithashtu, ai kishte pasur edhe sjellje josportive në drejtim të tifozëve, të cilët e kishin provokuar dhe ishte ndëshkuar direkt me karton të kuq.

“Komisioni Disiplinor dhe i Etikës i FFK-së si organ i shkallës së parë ka vendosur që ndaj z. Batatina të ndërmarrë masa disiplinore sikurse në dispozitiv të këtij vendimi pasi sjelljet e tilla janë të papranueshme dhe në kundërshtim me aktet normative të FFK-së, dhe si të tilla duhen ndëshkuar”, thuhet në arsyetimin e Komisionit Disiplinor dhe Etikës – shkalla e parë.

“Sjellja e z. Tahir Batatina është e papërshtatshme dhe jo sportive, kjo mund të shkaktojë dëme për imazhin dhe integritetin e sportit në përgjithësi. Ky vendim është i nevojshëm për të mbrojtur integritetin dhe imazhin e sportit dhe për të zbatuar rregullat dhe normat e përgjithshme të sjelljes sportive konform akteve normative të FFK-së.

Trajneri Batatina ka të drejtën e ushtrimit të ankesës në Komisionin Disiplinor të shkallës së dytë – Komisioni për Ankesa në afatin kohor pret tetë ditësh.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit