spot_img
Saturday, November 23, 2024
spot_img

Debat politik në Kosovë: Akuzat e Haradinajt ndaj Kurtit për lidhje me shërbimin sekret serb

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka akuzuar kryeministrin aktual, Albin Kurti, për lidhje me shërbimin sekret serb, çka ka ngritur debate të ashpra në skenën politike të vendit. Profesori Enver Bytyçi e analizon këtë situatë duke e cilësuar si spekulim dhe thekson rëndësinë e provave të bazuara në fakte në debatet politike.

Ai paralajmëron për rrezikun e retorikës së nxehtë dhe thirrjeve të pabazuara, duke sugjeruar se këto akuza duhet të trajtohen me kujdes të veçantë për të shmangur ndikimet negative në skenën politike.

Postimi i plotë i profesorit Bytyçi nga Facebook:

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, duke replikuar me një eksponent të Lëvizjes Vetëvendosja ka shkruar diçka të pazakontë: “Ka kërkuar që ky eksponent ta pyesë shefin e tij se si u zbulua duke shkuar për të takuar dy spiunë serbë!”

Kuptohet lehtë se shefi duhet të jetë Albin Kurti, as më pak, as më shumë, kryeministri i sotëm i Republikës së Kosovës! Pra sipas ish-kryeministrit të mëparshëm, kryeministri i sotëm paska lidhje me shërbimin sekret të Serbisë. Më parë, zoti Haradinaj e ka pyetur zotin Kurti me alegorizme se “Si qe e mundur që i shpëtoi strukturave të sigurisë serbe në burgun e Dubravës e atë të Nishit?!” Këtë pyetje e kam konsideruar asokohe si jo racionale dhe jologjike, sepse nuk përbën argument për të dyshuar në personalitetin e zotit Kurti.

Shfaqje të tilla në debatet dhe konfliktin politik në Kosovë dhe sidomos në Shqipëri, por edhe te shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, ata të Luginës apo Malit të Zi, ka me shumicë. Kur mungojnë alternativat, projektet, programet, idetë dhe vizioni për shtetin dhe për vendin, gjithmonë dalin në dritë aludime, spekulime dhe idiotësi të pafund. Por kur ke qenë kryeministër a president, ose kur je kryeministër apo president, ke përgjegjësi shumë më të madhe sesa në rastet e tjera. Ta akuzosh një kryeministër në detyrë për lidhje me shërbimin sekret të vendit armik, është aventurë, nëse nuk ke argumente, fakte dhe prova. Por nëse këto i disponon, atëherë nuk ka nevojë për deklarime. Kosova është republikë parlamentare dhe ka mekanizma me të cilat mund ta sqarosh pozicionin e kryeministrit.

Gjuha e tillë e ngrë temperaturën politike në Kosovë në nivele të shpërthimit politik. Prandaj, dhe nga kjo pikëpamje duhet patur kujdes shumë i madh. Akuzat politike për krerët e shtetit janë e duhet të jenë të peshuara, të matura, jashtë emocioneve politike dhe të pandikuara nga interesa të ngushta vetjake. Nëse dikush kopjon Sali Berishën, mund të sqaroj se ai akuzat e tij i ka rendit të konkretizuara, me fakte dhe prova për çdo rast, edhe kur është vënë në akuzë vetë kryeministri Rama. Unë jam në dijeni të faktit se Doktor Berisha publikon akuza, për të cilat ai një numër pa fund provash dhe faktësh. Ndaj dhe asnjëherë nuk është denoncuar në organet e drejtësisë për shpifje apo fyerje. Në fund të fundit, akuzat e zotit Berisha kanë të bëjnë me lidhjet me mafien dhe krimin e organizuar. Jo për shërbime ndaj policisë sekrete të ndonjë vendi armik.

Por mesa duket zoti Haradinaj kërkon të bëhet interesant me akuza që miklojnë dhe bëjnë përshtypje në opinionin publik. Dhe përpiqet gjithashtu që të lajë duart nga rastet e çokat e bashkëpunimit të tij me Radojçiq, në emër të marrëdhënieve politike me Listën Srpska. Por kjo gjuhë nuk duhet të përdoret. Ose do të duhet t’i japësh prova dhe fakte e me të të njohësh publikun, ose duhet të heshtësh, kur është fjala për të tilla akuza. Ka edhe një rrugë tjetër, e mbani parlamentare. Po ashtu dhe një tjetër – dorëzimin e provave dhe fakteve në organet e drejtësisë. Ndryshe bëhesh ose qesharak, ose destruktiv.

Ndërkaq zoti Kurti është kritikuar ashpër nga opozitarët për ndikimin që kanë te ai eksponentë të caktuar të Vetëvendosjes. Është e natyrshme që kreu i një force politike të ketë bashkëpunëtorë e t’i besojë ose jo te ata. Por do të duhet edhe më shumë transparencë nga ana e tij për këto marrëdhënie. Më shumë arsyetime dhe shpjegime për publikun. Derisa opozita shqetësohet për diçka, është detyrë e mazhorancës të bëjë transparencën në përgjigje të shqetësimit të saj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit