spot_img
Friday, October 25, 2024
spot_img

“Këto ‘bombat’ e presidentes…”, paralajmëron Haziri/ Ja çka do të ndodhë

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, thotë se këto “bombat” e presidentes në oborrin e qeverisë nuk kalojnë pa pasoja.

Haziri përmes një shkrimi në Facebook, thotë se Osmani më në fund ka filluar të çlirohet nga kauzat e rrejshme e diskursi që dikur praptonte e keqinterpretonte realitete.

“Këto ‘bomba’ të Presidencës në oborrin e qeverisë nuk kalojnë pa pasoja!

Nëse e lexoni drejt paraqitjen e fundit të të parës së shtetit, zonjës Osmani, më në fund duket se ka filluar të çlirohet nga kauzat e rrejshme e diskursi që dikur praptonte e keqintepretonte realitete. Më mirë vonë se kurrë.

Duke kërkuar publikisht largimin e Martin Berishajt, ajo e në një formë e konfirmoi dhe ‘vizatoi’ korrupsionin e thellë qeveritar dhe lidhjet me GEN-in serb”, ka shkruar Haziri.

Sipas tij, Osmani e “vizatoi” edhe kapitullimin e shtetit.

“Duke nënvizuar avaritë serioze në politiken e jashme deri të oferta e pakuptimtë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, nëpërmjet një letre nga Qeveria, ajo e ‘vizatoi’ edhe kapitullimin e shtetit.

Presidentja ka pasur rol zjarrëfikësi me partnerët ndërkombëtarë dhe ka amnistuar qeverinë edhe për veprimet e pakoordinuara me aleatët, duke garantuar me emrin dhe rolin e saj. Moskoordinimin me Presidencën s’ka kush e sanon. Asgjë e re sepse përdorimi politik është mendësi e Kurtit”, ka shtuar Haziri.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit