spot_img
Friday, October 25, 2024
spot_img

Sulm i qenve në oborrin e QKUK-së, një person i lënduar

Një person ka pësuar lëndime pas sulmit nga qentë endacakë të martën në oborrin e Klinikës së Ortopedisë.

Ai është dërguar në Emergjencë nga stafi i Ortopedisë.

Ndërkaq, të martën gjatë ditës SHSKUK-ja ka bërë thirrje për zgjidhje sa më të shpejtë për çështjen e sulmeve nga qentë endacakë.

“Prania e qenve endacak në oborrin e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK), vazhdon të paraqes shqetësim për stafin, pacientët, familjarët dhe qytetarët që frekuentojnë këto hapësira. Duke marrë parasysh faktin se me legjislacionin në fuqi, ShSKUK, nuk ka kompetencë të trajtojë këtë çështje, disa herë i jemi drejtuar Komunës së Prishtinës, përfshirë edhe ditën e sotme që është përsëritur kjo kërkesë”, thuhej në reagim.

Mes tjerash ShSKUK, në kërkesë ka kërkuar që me prioritet të trajtohen qentë endacak në oborrin e QKUK, meqë ka frekuentim të madh të pacientëve, familjarëve dhe qytetarëve të tjerë.

“Komunës i është kërkuar që të ofrojë zgjidhje të shpejtë, qoftë përmes strehimoreve, apo trajtimit të tyre. Andaj, edhe përmes këtij apeli publik, i bëjmë thirrje Komunës së Prishtinës dhe institucioneve tjera të bëjnë zgjidhje të shpejtë për këtë çështje”, thuhej në reagim.

Para pesë ditësh një person është sulmuar nga qentë endacakë në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Incidenti ka ndodhur mëngjesin e së enjtes, kur viktima po kalonte në oborrin e QKUK-së,

Qenë të shumtë kanë sulmuar personin duke i shkaktuar lëndime të rënda në trup.

I lënduari është dërguar menjëherë për trajtim në Emergjencë mirëpo për shkak të natyrës së lëndimeve ai është transferuar në Klinikën Infektive.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit