spot_img
Friday, October 25, 2024
spot_img

Hektor Beqiri reagon pasi Apeli ia uli dënimin e Salih Mustafës: E vërteta e luftës së UÇK-së do të triumfojë

Kontribuuesi i madh i çështjes kombëtare, Hektor Beqiri ka reaguar pas vendimit të Panelit të Gjykatës së Apelit në Hagë për reduktimin në 15 vite burgim Salih Mustafës.

Beqiri përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se e vërteta e luftës së UÇK-së po triumfon.

“E vërteta e luftës së UÇK-së do të triumfojë. Loja speciale me drejtësinë do të marrë fund. Paneli i Gjykatës së Apelit, sot ia reduktoi në 15 vite burgimin Salih Mustafës, duke llogaritur dhe kohën në paraburgim”, ka shkruar Beqiri.

Beqiri ka thënë se të gjithë krerët e UÇK-së të cilët ndodhën në Hagë vendin e kanë në Kosovë.

“Salih Mustafa, krerët e UÇK-së dhe të gjithë luftëtarët e lirisë që po mbahen në Hagë, vendin e kanë në Kosovë, në mesin e popullit dhe familjeve të tyre, të lirë dhe krenarë që e mbrojtën atdheun!”, ka shkruar ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit