spot_img
Friday, December 27, 2024
spot_img

Ambasadori italian para dy muajsh kishte folur “pa dorëza”: Rihapja e Urës së Ibrit ka qëllime politike dhe elektorale

Ambasadorët e vendeve të QUINT-it sot kanë mbajtur një takim në Qeveri me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për t’ia dhënë mesazhin se QUINT dhe NATO s’e mbështesin hapjen e urës së Ibrit në këtë kohë.

Kjo lëvizje e vendeve të QUINT-it erdhi pas një deklaratë të kryeministrit Kurti më 18 korrik, i cili tha se Qeveria e tij synon hapjen e urës së Ibrit, duke thënë se kjo nuk do të ishte kundër askujt, por se do të siguronte lirinë e lëvizjes për të gjithë.

Megjithatë, synimin e Kurtit për hapje të urës e kishte parë si qëllim politik dhe elektoral njëri nga ambasadorët e vendeve të QUINT.Ambasadori italian, Antonello de Riu, para dy muajsh kur nisi të flitej për këtë temë kishte shprehur dyshimet e tij.

“Ura nuk është e mbyllur, është e qarkullueshme qetësisht në këmbë. Ka qytetarë të etnisë serbe që shkojnë në pjesën jugore për pazar, por ka edhe të jugut që shkojnë veri. Edhe unë eci lirshëm në atë urë, thjesht trafiku automobilistik nuk funksionon…Unë mendoj se kjo është pikërisht ky shembulli klasik, që të marrim një shembull qysh është rihapja e urës me qëllime tipike politike, simbolike dhe elektorale. Këto kemi dyshime të mëdha, i kemi shpreh… dhe shpresoj që autoritete e Kosovës t’i marrin parasysh”, kishte deklaruar ai.

Në urën e Ibrit patrullojnë ushtarët italianë të KFOR-it, misionit të NATO-s në Kosovë, ndërsa afër janë edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës derisa ura është e hapur për këmbësorë.Ambasadori i SHBA-së, Jeff Hovenier, sot pas takimit që mbajtën në Qeveria tha para gazetarëve atë që ia kishin thënë Kurtit në takim.

“Përfaqësuesit e Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe, Shteteve të Bashkuara, së bashku me ambasadorin e BE-së në Kosovë, u takuam sot me kryeministrin Kurti për ta njoftuar se qeveritë tona në konsultim me NATO-n nuk mund ta mbështesin asnjë ndryshim në statusin e tanishëm të urës së Mitrovicës në këtë kohë”, tha Hovenier sot pa pranuar pyetje të tjera.

Një përgjigje për këtë çështje, Kurtit i ka ardhur dje edhe nga Bashkimi Europian. Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka deklaruar se çështja e rihapjes së urës për qarkullim është çështje që i përket dialogut dhe se çdo vendim për hapjen duhet të merret në kuadër të dialogut.Kundër kësaj ka reaguar dje Presidentja Vjosa Osmani.

Ajo ka thënë se kjo nuk duhet të bëhet assesi temë e dialogut me Serbinë, sepse do të ishte shkelje e rëndë e sovranitetit, integritetit territorial dhe e kushtetueshmërisë së Kosovës.

Sipas saj, dialogu i vetëm duhet të bëhet në të institucioneve tona dhe partnerëve tanë të sigurisë.

“Çështja e urës nuk duhet asesi të bëhet temë e dialogut me Serbinë. Një gjë e tillë do të ishte shkelje e rëndë e sovranitetit, integritetit territorial dhe e kushtetutshmërisë në vendin tonë. Vuqiçi nuk ka çka pyetet se kur do të hapen urat për qarkullim në Republikën e Kosovës. Dialogu i vetëm që duhet të bëhet, është ai brenda Kosovës, në mes të institucioneve tona dhe partnerëve tanë të sigurisë (veçanërisht me NATO-n) në mënyrë që të ndërtohet plani i përbashkët i zbatimit për hapjen e urës për çdo qarkullim, që ka parasysh vlerësimet e sigurisë dhe interesat e qytetarëve tanë. ”, ka shkruar Osmani”, ka shkruar Osmani.

Ndërkohë, edhe KFOR ishte deklaruar më parë se çështja e hapjes së urës së Ibrit duhet të diskutohet në dialogun e ndërmjetësuar nga BE.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit