spot_img
Friday, October 25, 2024
spot_img

Sinani thotë se sërish u ndalua në kufi në Serbi: Të reagojnë ndërkombëtarët

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka thënë se sot është ndaluar sërish nga zyrtarët kufitarë të Serbisë, derisa ishte duke e kaluar pikën kufitare në Tabanos.

Në një postim në Facebook, ajo kërkoi nga bashkësia ndërkombëtare të reagojë për veprime të tilla të shtetit serb, që sipas saj, po bëhen ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës, të cilët i konsideron si shkelje e drejtave të njeriut.

“Sot kalova kufirin e Tabanosit, kur përveç ndaljes së zakonshme ka ndodhur diçka që nuk është përsëritur më parë, makina zyrtare e Komunës së Preshevës u kontrollua në detaje deri në atë pikë sa edhe ulëset e makinës janë kontrolluar në imtësi, dhe pavarësisht reagimit tim ndalesa ka vazhduar ndalesa ka vazhduar pa ndonjë arsyetim të qartë dhe ky incident është dëshmi e qartë se edhe pas kaq shumë ankesave dhe kërkesave për përgjigje nga institucionet relevante, përfshirë edher reagimin e faktorit ndërkombëtar situata po mbetet po aq shqetësuese, fatkeqësisht ata ende nuk po reagojnë”, ka thënë Sinani.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit