Analisti politik Petrit Zogaj ka reaguar ndaj arrestimit të politikanit serb, Aleksandar Arsenijeviq, i cili sot protestoi kundër vizitës së Kurtit në veri, duke fishkëlluar.
Ai ka bërë me dije se arrestimi i personit në fjalë vetëm pse ka fishkëlleu është veprim i turpshëm nga ana e Policisë së Kosovës.
Në profilin e tij në “Facebook”, Zogaj ka shkruar se këto veprime janë thirrje e hapur nga Qeveria që serbët e veriut të ngriten në mosbindje.
“Ky arrestim, pse nje qytetar fishkellon kryeministrin, perpos qe eshte i turpshem si aksion policie, eshte nje thirrje e hapur nga qeveria Kurti qe qytetaret e veriut te ngriten ne nje mosbindje civile. Me shume gjase ky eshte edhe qellimi i KM Kurtit”, ka shkruar Zogaj.