spot_img
Tuesday, December 24, 2024
spot_img

Vuçiq kësaj radhe i ankohet këtij shteti për njohjen e Kosovës

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, gjatë një bisede telefonike me presidentin izraelit Isaac Herzog është ankuar se “njohja e pavarësisë së Kosovës nga Izraeli ishte një zhgënjim për Serbinë dhe qytetarët e saj, por në të njëjtën kohë ka shprehur dëshirën që Serbia me udhëheqjen e re Izraelit, “do të përmirësojnë marrëdhëniet dypalëshe”.

Kështu kumtoi shërbimi për media i Vuçiqit.

“Ne e konsiderojmë shumë të rëndësishme që Serbia dhe Izraeli, përmes bashkëpunimit, të kontribuojnë në zgjidhjen politike dhe paqësore të të gjitha mosmarrëveshjeve, konflikteve dhe çështjeve të hapura”, ka thënë Vuçiqi.

Ai ka shtuar se “biseda e sotme me presidentin Herzog do të kontribuojë gjithashtu në një mirëkuptim më të mirë ndërmjet dy shteteve”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit