spot_img
Monday, March 3, 2025
spot_img

Djali i Dr. Florit mbush 10-vjeç, ishte vetëm dy muajsh kur artisti u nda nga jeta

Ditën e djeshme, në familjen e Dr Florit ka pasur festë. Vogëlushi i tij, Dani është bërë një zotëri i vërtetë. Ka qenë Blerina, ajo e cila ka postuar një video të Danit duke fryrë qirinjtë e 10-vjetorit, nën shoqërinë e familjes.

I vogli ishte vetëm dy muajsh kur Dr Flori u nda nga jeta.

Por, edhe pse prej dhjetë vitesh është larguar nga kjo jetë, ai vijon të jetë i pranishëm kudo me këngët e bukura që ka lënë dhe me kujtimet.

Floran Kondi (lindi më 28 shkurt 1979 në Kuçovë dhe vdiq më 17 nëntor 2014 në Tiranë), i njohur zakonisht me emrin e tij artistik Dr. Flori. Ai ishte një këngëtar, rapper, kompozitor dhe tekstshkrues, gjithashtu një nga antarët themelues të grupit West Side Family, me të cilin korri shumë sukses me këngët ‘Tirona’, ‘O çike çike’, etj.

Deri në vdekjen e tij, Dr. Flori ka punuar si këngëtar i vetëm dhe gjithashtu me aktorin dhe këngëtarin Ermal Mamaqi, me të cilin ka bërë disa këngë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit