Thursday, October 17, 2024
spot_img

Syla reagon ashpër pas incidentit ndaj Osmanit në Aeroportin e Shkupit: Sigurisht që është provokim

Gazetari Valon Syla ka reguar pas incidentit në Aeroportin e Shkupit, ku është tentuar që t’i kontrollohet çanta dhe telefoni personal i presidentes Vjosa Osmani.

Syla kërkon nga shteti i Kosovës që të reagojë për këtë skandal të shtetit të Maqedonisë së Veriut.

Ai ka shtuar se incidente të tilla dhe sjellja dhe provikimi që sigurimi i aeroportit e ka bërë ndaj presidentes Osmani, nuk duhet të lejohen të bëhen as ndaj qytetarëve të thjeshtë.

“Përpos që është incident i rëndë, mund të merret edhe si provokim. Cila është nevoja e shtetit maqedonas që t’i merret telefoni presidentes së Kosovës, as një qyetetari të rëndon nuk i merret, lërë më presidentes. Sigurisht që është provokim. Diplomacia e shteti i Kosovës duhet të reagojë shpejtë”, ka thënë Syla.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit