spot_img
Thursday, October 24, 2024
spot_img

Sulmi me thikë në Deçan: Ky është personi që u ther mbrëmë, dërgohet në QKUK

Një incident i rëndë ka ndodhur të dielën në mbrëmje në Deçan, ku një person është sulmuar me thikë. Për motive akoma të panjohura, i dyshuari tentoi ta vrasë viktimën dhe u arratis.

Viktima që u sulmua me thikë është Ylli Musaj, i cili fillimisht mori trajtim në QMF Deçan e më pas u transportua në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Nga Policia e kanë konfirmuar se pas therjes me thikë, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.

“Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.”

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, i cili tha se i dyshuari ndodhet në arrati.

“Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime pasi që i njëjti dyshohet se është therë me një mjet të mprehtë-thikë nga i dyshuari kosovar, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Viktima pas tretmanit mjekësor në QMF-Deçan, është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor në QKUK. Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit