Thursday, October 17, 2024
spot_img

Foda: Qipro ka lojtarë të fortë, sonte do të nxjerrim në pah pikat e tyre të dobëta

Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka folur para mediave për ndeshjen e së hënës ndaj Qipros në kuadër të Ligës së Kombeve.

Kosova synon të rikuperohet nga humbja e fundit 3-0 ndaj Rumanisë në Prishtinë.

Foda ka theksuar se ai dhe stafi i tij kanë analizuar me kujdes Qipron, duke i konsideruar ata si një ekip me lojtarë të fortë.

“I kemi analizuar ndeshjet e Qipros, përfshirë përballjen e fundit ndaj Lituanisë. Ekipi i Qipros ka lojtarë të fortë, por sonte në mbrëmje do të nxjerrim në pah pikat e forta dhe të dobëta të tyre dhe do të shohim se si do të rrjedhë ndeshja,” ka thënë Foda.

Ai ka shtuar se pas humbjes ndaj Rumanisë, është bërë një analizë e thellë e asaj ndeshjeje dhe tani fokusi është përballë Qipros.

Kjo do të jetë hera e tretë që Kosova përballet me Qipron në Ligën e Kombeve, pasi në dy ndeshjet e kaluara kanë arritur të triumfojnë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit