spot_img
Thursday, November 28, 2024
spot_img

Rrahmani para ndeshjes me Qipron: Vetëm fitorja është opsion

Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë nesër (e hënë) ndeshjen e dytë në edicionin e ri të Ligës së Kombeve.

‘Dardanët’ do të përballen me Qipron, me synimin për të arritur një fitore pas humbjes prej 3-0 që pësuan në Prishtinë nga Rumania.

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, ishte i pranishëm në konferencën për shtyp së bashku me përzgjedhësin Franco Foda, dhe ka shprehur rëndësinë e kësaj ndeshjeje.

Rrahmani e përshkroi ndeshjen ndaj Qipros si një mundësi të rëndësishme për Kosovën dhe theksoi se vetëm fitorja është e pranueshme.

“Ndeshja e nesërme është shumë e rëndësishme për ecurinë tonë, sepse na jep shans dhe shpresa për kualifikim deri në fund. Çdo ndeshje është e rëndësishme dhe vetëm fitorja na kryen punë,” ka deklaruar shkurtimisht Rrahmani.

Kjo ndeshje do të jetë hera e tretë që Kosova përballet me Qipron në Ligën e Kombeve, pas dy fitoreve të mëparshme kundër këtij kundërshtari.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit