Nga Binak Maxharraj
Sot në Aeroportin Ndërkombëtarë në Shkup ndodhi një incident pa presedan kur Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u sulmua nga vakabandat e sigurimit të shtetit të Maqedonisë, deshën ta kontrollojnë çanten e sajë, por edhe tentuan të ia rrëmbejnë telefonin personal.
I dolën zot personat që e përcillnin dhe siguronin Presidenten. Ky është një akt barbar i cili nuk ka ndodhë asnjëherë ç’prej se Kosova është bërë shtet sovran dhe i pavarur.
Shtohet pyetja e neglizhencës së reagimit te shtetit Maqedonisë se Veiut, çka lenë me kuptuar se vallë a mos është përzier këtu edhe ndonjë “dorë e zezë” nga Serbia për qëllim të caktuara. Për të mos zgjtur me shumë unë mendoj:
-Së pari, Ministria e punëvate te jashtme të Kosovës duhet rreptësisht t’u dërgojë not proteste shtetit të Maqedonisë së Veiut, t’i kërkoj sqarim se si është i mundur një skandal i tillë diplomatik në Aeroportin ndërkombëtar të Shkupit, pse ndodhi ky skandal diplomatik edhe përkundrejt imunitetit diplomatik që gëzonte presidentja Osmani.
Së dyti, organet shtetërore të Kosovës, Qeveria, Presidenca dhe Diplomacia urgjentisht dhe zyrtarisht të njoftojnë, të alarmojnë Bashkësinë Evropiane në Bruksel për aksidentin dhe sulmin në fjalë ndaj presidentes së Kosovës.
Së treti, ministria e punëve të jashtme duhet urgjentisht nëse nuk e ka bërë deri më tani ta terheqë ambasadorin e saj në Shkup deri në sqarimin e plotë të rastit.
Së katërti, duhet urgjentisht që shteti dhe qeveria e Maqedonisë, të kërkojnë falje për këtë incident, skandal diplomatik.
Pas zgjedhjeve të fundit në Maqedoninë e Veriut po sillën re të zeza serbe siç është kontrolli i liqenit të Ohrit nga xhandarmëria Serbe, prandaj edhe në këtë rast nuk e përjashtoj mundësinë që edhe në këtë skandal të jetë e përzier npinjë “dor e zezë” serbe.