spot_img
Friday, November 22, 2024
spot_img

Aleanca për Shqiptarët pas incidentit në Shkup: Provokim i rëndë, të kërkojnë falje prej kryeministrit deri ata që u përfshinë

Aleanca për Shqiptarët dënon ashpër incidentin e rëndë ndaj Republikës së Kosovës, përmes sjelljes së zyrtarëve të Aeroportit të Shkupit ndaj Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Në reagimin e tyre kërkohet që autoritetet kompetente të hetojnë dhe të sanksinojnë të gjithë personat përgjegjës për këtë “sulm skandaloz”.

“Kërkojmë urgjentisht që autoritetet kompetente të hetojnë dhe të sanksionojnë të gjithë personat përgjegjës për këtë sulm skandaloz ndaj autoritetit të Presidentes së Kosovës, duke shkelur të gjitha protokollet dhe konventat ndërkombëtare. Qeveria e VMRO-së përmes vasalëve të VLEN-it, duke mos u mjaftuar me degradimin që u kanë bërë shqiptarëve në RMV, tani tentojnë që të nënçmojnë dhe ofendojnë edhe Kosovën, madje deri edhe Presidenten e Republikës së Kosovës. Për ne ky rast nuk është një incident i thjeshtë, por një provokim i rëndë për të cilin duhet të mbajnë përgjegjësi dhe të kërkojnë falje nga i pari i Qeverisë, deri tek personat që kanë qenë pjesëmarrës në këtë rast”, thanë nga Aleanca për Shqiptarët.

/GazetaKosova/

Drag and drop or browse
- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit