Ishin vërtetë përballje spektakolare dhe kjo shihet nga numri i golave, plot 15 të tilla, për vetëm 3 sfida.
Gjermania, Holanda e Greqia kanë bërë detyrën, duke arritur fitore të mëdha në shtëpi, në sfidat e tyre hapëse të Ligës së Kombeve.
Kështu, “Pancerat” e Julian Nagelsman mahnitën tifozët në “Merkur-Spiel Arena” të Dyseldorfit, duke shënuar plot 5 gola, në portën e Hungarisë, me Niklas Fylkyrg, Jamal Musiala, Florian Uirc, Aleksandër Pavloviç e Kai Haverc, që shënuan nga një gol për të fitoren e Kombëtares së tyre.
Në “Philips Stadion” të Eindhovenit, Holanda arriti një fitore të madhe ndaj Bosnje Hercegovinës me rezultatin e thellë, 5-2, me golat e Zirkze, Reijnders, Gakpo, Uegorst dhe Çavi Simons, që nxorrën “të pavlefshëm” rrejtat e Demiroviç e Xheko, duke nisur me spektakël aventurën e tyre në këtë kompeticion.
Ndërkaq, Greqia i është “falur” dopietës së “bomberit” të tyre, Fotis Ionadis, përbëllë Finladës, ku arritën fitoren e thellë, 3-0, me golin e tretë dhe të fundit të sfidës, që erdhi pas autogolit të Kalman.