spot_img
Thursday, October 24, 2024
spot_img

Ky është shoferi që goditi 6-vjeçarin me furgon në Fushë Kosovë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e së premtes në lagjen 28 në Fushë Kosovë, ku një person është goditur nga një automjet. Këmbësori është përplasur nga i dyshuari që po lëvizte me furgon dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Viktima në këtë rast është një fëmijë rreth 6-vjeçar, i cili është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe sipas informacioneve të para është në gjendje kritike.

Shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin është Bajram Aliu, rreth 46-vjeçar.

Lajmi për arrestimin e tij është konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Prishtinë, me ç’rast është bërë e ditur se ndaj të dyshuarit është lëshuar urdhri për ndalim policor.

“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar me automjetin e tij ka goditur këmbësorin mashkull kosovar, ku si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe të njëjtit i është ofruar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë.”

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit